Fillon Liga Unike

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Pritjes i erdhi fundi. Liga Unike është gati për edicionin e ri. Fundjava shënon një moment historik në basketbollin shqiptar, pasi jetësohet ëndrra për zhvillimin e Ligës ndërmjet klubeve më të mira nga Kosova dhe Shqipëria.

Katër klube nga Kosova dhe Shqipëria do të përballen në Ligën Unike, që fillon këtë fundjavë.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar ndërmjet Tiranës dhe Rahovecit.

Tri sfidat tjera do të zhvillohen të dielën ku përballen Prizreni 16-Kamza, Teuta-Peja dhe Vllaznia-Golden Eagle Ylli.

Skuadra e Yllit fitoi Superkupën Mbarëkombëtare, që u organizua për herë të parë, ndërsa është kampion i Ligës Unike, që u zhvillua edicionin e kaluar.

Edicioni i ri pritet të jetë shumë interesant dhe rivalizues, me tetë skuadrat që synojnë të fitojnë titullin e kampionit, por edhe të shfaqin ndeshja të bukura për adhuruesit e basketbollit.

Java 1

E shtunë

17:00 Tirana-Rahoveci

E diel

17:00 Prizreni 16-Kamza

17:00 Teuta-Peja

19:00 Vllaznia-Golden Eagle Ylli

Të ngjashme