Fillon ndeshja e “Bad News Eagles” ne turneun më të madh të CS:GO, këtu mund ta ndiqni LIVE

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme, ekipi shqiptar “Bad News Eagles” do ta synojë një histori tjetër, pas kualifikimit për turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022, djemtë për pak minuta do ta nisin ndeshjen e kundër ekipit turk ‘Eternal Fire’ në kuadër të turneut ‘PGL Antwerp Major 2022’, teksa çmimi i madh i këtij turneut është një milion euro.

Ndeshjen mund ta shikoni kanalin zyrtar të streamerit Xhoci me komentim shqip në Twitch, duke klikuar: KËTU

Si dhe në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube, duke klikuar: KËTU

Ndeshja kundër ekipit turk “Eternal Fire” do të zhvillohet në formatin “Bo1” me fillim nga ora 12:00. Theksojmë se ekipi turk renditen në vendin e 29-të në ranglistën botërore.

Kujtojmë se “Eternal Fire” është përballur edhe më parë me ekipin shqiptar gjatë kohës që ata ishin pjesë e ekipit (BLINK), ndeshje e cila përfundoi në të mirë të ekipit turk me rezultat të përgjithshëm (2:1).

Të ngjashme