Fillon shitja e biletave për ndeshjen, Kosovë-Gjeorgji

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Gjeorgjisë, që do të luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Saktësisht shitja e biletave ka filluar nga ora 12:00 në të gjitha pikat e Artmotion.

Në bazë të masave anti-covid të qeverisë së Kosovës në këtë takim do të lejohet shfrytëzimi 30 përqind i kapacitetit të stadiumit.

Një person mund të blejë deri në 2 bileta me letërnjoftim.

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri dhe Jug 5 euro.

Përballja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë zhvillohet të martën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme