Finale para finales në Kupën e Mbretit mes Barçës dhe Realit, formacionet

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 20:55 | Nga Ekonomia Online

Barcelona dhe Real Madridi do ta kryejnë sot betejën e fundit për një vend në finale të Kupës së Mbretit, me Los Blancos që e ka përparësinë e golit si mysafir dhe të terrenit.

Dy rivalët më të mëdhenj të Spanjës takohen sonte në “Santiago Bernabeu”, në orën 21:00, për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1:1.

Barcelona i turpëroi “Los Blancos” në ndeshjen e fundit në këtë stadium, në shtator, kur fitoi me rezultat 5:1, në kuadër të La Ligës. Kjo disfatë kishte bërë që Real Madridi ta shkarkonte Julen Lopeteguin nga pozita e trajnerit dhe në vend të tij u emërua Santiago Solari.

Megjithatë, Real Madridi u shfaq shumë më mirë i përgatitur në ndeshjen e fundit kundër Barcelonës, para dy jave. Madrilenët fillimisht kaluan në epërsi përmes golit të shënuar nga Lucas Vazquez, por Malcom e barazoi më vonë rezultatin për katalonasit.

Para syve të tifozëve të vet, Real Madridi do të tentojë sonte t’i japë fund dominimit të Barcelonës në Kupën e Mbretit, dominim ky që daton që në vitin 2015.

Pas barazimit 1:1 në Camp Nou, Real Madridi e siguroi një fitore tejet të rëndësishëm kundër Atletico Madridit, në “Wanda Metropolitano”. Megjithatë, disfata 2:1 në shtëpi, kundër Gironas, dhe fitorja aspak bindëse kundër Levantes nuk kanë qenë përgatitja më e mirë për “El Clasicon”.

Në anën tjetër, pasi muaji shkurt nuk filloi në mënyrën më të mirë të mundshme për skuadrën e Ernesto Valverdes, me vetëm një fitore nga pesë ndeshje, Barcelona u rikthye fuqishëm kundër Sevillas, falë paraqitjet së jashtëzakonshme të Lionel Messit.

Barcelona dhe Real Madridi janë ndeshur edhe 273 herë të tjera në histori. Barcelona i ka fituar 113 ndeshje, ndërsa Real Madridi 99, ndërsa 61 ndeshje kanë përfunduar baras. /Gazeta Express/

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Keylor Navas; Carvajal; Ramos, Varane, Reguilón; Kroos, Casemiro, Modric; Lucas Vázquez, Benzema and Vinícius

Barcelona: 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme