Finalisti i Australian Open dëshiron postin e presidentit të Real Madridit

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 09:43 | Nga
Kampioni i 14-fishtë “Grand Slam”, Rafael Nadal ka zbuluar se ai do të dëshironte që një ditë të ishte president i Real Madridit

Edhe pse xhaxhai i Nadal, Miguel Angel Nadal më herët kishte luajtur si mbrojtës i Barcelonës, Rafael është fans i Realit.

Nadal pranon se mund të jetë e vështirë, por 30-vjeçari thotë se e ka ëndërr për të qenë numri 1 i gjigantit evropian të futbollit.

“Nëse më pyesni mua, do të më pëlqente, natyrisht që po, pse jo?”, tha ai.

“Por ka më shumë këtu… mendoj se nuk do të ndodhë.”

Madridi po dominon totalisht në La Liga, dhe aktualisht është në vendin e parë me një pikë më pak se Barcelona, me këtë të fundit që ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara. 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme