Finalja e Champions-it vlen 1 miliard euro

Prishtinë | 03 Qer 2017 | 16:47 | Nga

Juventus-Real Madrid, finalja që vlen 1 miliard euro. Në përbërjet e të dyja skuadrave luajnë yjet e botës, lojtarët më të mirë të momentit. Në stadiumin e Kardifit do të zbresin peshat e rënda të futbollit europian, ato që kanë bërë histori në kampionatet respektive dhe në Europë.

Faqja e specializuar për analizimin e vlerës së kartonëve të futbollistëve ka publikuar formacionin më të shtrenjtë që mund të ndërtohet nga lojtarët e të dy ekipeve. Qartazi ky formacion dominohet nga lojtarët e Realit të Madridit dhe nga Juventusi janë prezent vetëm dy, Leonardo Bonuçi dhe Gonzalo Higuain, raporton “Panorama Sport”.

Kjo është 11-tëshja më e shtrenjtë mes lojtarëve të zgjedhur nga të dyja kampet: Navas (18); Karvahal (30), Bonuçi (40), Ramos (40), Marselo (32); Kros (60), Modriç (45); Bejl (90), Hames (50), Ronaldo (100); Higuain (70). Në total: 580 milionë euro.

Krahasimi- Edhe në këtë aspekt, ashtu si në rrjetet sociale, Reali i Madridit është më i avantazhuar sesa Juventusi, sepse organika e plotë e të gjithë skuadrës vlen 314 milionë euro më shumë.

Në total, futbollistët madrilenë kushtojnë 764 milionë euro dhe i pari që udhëheq listën e skuadrës “galaktike” është Kristiano Ronaldo, kartoni i të cilit vazhdon të jetë shumë i shtrenjtë: 100 mln euro.

Pas yllit portugez renditen Bejl (90) dhe Benzema (70). Futbollisti më i shtrenjtë në kampin bardhezi është sulmuesi Gonzalo Higuain. Sipas faqes “transfermakt”, kartoni i tij kushton 75 milionë euro, ndërsa pas tij vijnë Dibala dhe Bonuçi përkatë- sisht me 50 dhe 40 mln.

Ulje-ngritje– Vlera e kartonëve të futbollistëve në këtë faqe ndryshon në bazë të performancave që lojtarët bëjnë gjatë sezonit. Gonzalo Higuain dhe Paolo Dibala janë ata që kanë pësuar rritje pas këtij sezoni, falë ndeshjeve të mira dhe pozitive që kanë bërë në Itali dhe në Europë.

Nuk është e njëjta situata për yllin kolumbian të Realit të Madridit, Hames Rodrigez. Ai është duke kaluar një nga krizat më të mëdha të karrierës dhe kartoni i tij ka pësuar rënie.

Juventus: Higuain 75 mln, Dibala 50 mln, Bonuçi 40 mln, Pjaniç 38 mln, Aleks Sandro 30 mln, Markizio 28 mln, Kuadrado 25 mln, Khedira 23 mln, Manxukiç 18 mln, Pjaca 18 mln, Rugani 17 mln, Benatia 15 mln, Sturaro 11.5 mln, Azamoah 11 mln, Kielini 10 mln, Rinkon 9 mln, Lemina 8 mln, Alvesh 6 mln, Neto 6 mln, Lihshtajner 4 mln, Mandragora 3 mln, Barzalji 2 mln, Bufon 2 mln, De Çelje 600 mijë, Matielo 400 mijë, Aduero 300 mijë, ne total 450 milion.

REAL MADRID: Ronaldo 100 mln, Garet Bejl 90 mln, Benzema 60 mln, Toni Kros 60 mln, Rodrigez 50 mln, Modriç 45 mln, Morata 40 mln, Ramos 40 mln, Isko 35 mln, Varan 35 mln, Marselo 32 mln, Karvahal 30 mln, Kasemiro 25 mln, Kovaçiç 25 mln, Navas 18 mln, Danilo 16 mln, Asensio 15 mln, Vaskez 15 mln, Naço 10 mln, Koentrao 7.5 mln, Kasij 6 mln, Diaz 5 mln, Pepe 5 mln, Janez 300 mijë, ne total 764 milion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme