Finalja e Copa America 2020 do të mbahet në Kolumbi

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Finalja e Copa America 2020 do të mbahet në Kolumbi, ka njoftuar Presidenti i Kombeve Andeane, Ivan Duque.

Kjo ngjarje në vitin tjetër do të mirëpritet nga Kolumbia dhe Argjentina – që është hera e parë që nikoqirë janë dy vende së bashku, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Duque e ka bërë njoftimin befasues nga Bogota dhe ka falënderuar Presidentin e Argjentinës, Maurico Macri për mbështetjen e tij.

“Mendoj se Kolumbia  e ka edhe një arsye tjetër për të qenë e lumtur”, ka thënë Duque.

Copa Amerika 2020 do të jetë e katërta në gjashtë vitet e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme