Finalja e Kupës së Mbretit: Bilbao – Barcelona, formacionet e mundshme

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Barcelona do ta ketë shansin që në prag të mbylljes së këtij edicion ta fitojë një trofe së paku.

Blaugranasit do të përballen me Athletic Bilbaon në kuadër të finales së Kupës së Mbretit që fillon nga ora 21:30.

Për këtë takim të rëndësishëm, Baskët do të jenë pa lojtarët si, Yeray Alvarez, Yuri Berchiche, Peru Nolaskoain dhe Oier Zarraga, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Ronald Koeman nuk mund të llogarisë në Philippe Coutinhon, Ansu Fatin dhe Neton, që po ashtu janë të lënduar.

Ndeshja mes të dy skuadrave do të luhet në stadiumin “La Cartuja” në Sevillë.

Formacioni i mundshëm i Athletic Bilbaos: Simon; De Marcos, Nunez, Martinez, Lekue; Berenguer, Vencedor, D Garcia, Muniain; R Garcia, Williams.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; De Jong, Pique, Lenglet; Dest, Busquets, Pedri, Alba; Griezmann, Messi, Dembele.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme