Finalja e radhës e Kroacisë: Skandali dhe infrastruktura e dobët

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 09:49 | Nga

Ishte një rrugëtim përrallor për Kroacinë që ishte afër të kurorëzohet me titullin e kampionit të botës. Dhe tash, pas humbjes në finale nga Franca (4:2), kroatët do t’i kthehen realitetit të hidhur të futbollit me infrastrukturë të shkatërruar dhe plot skandale.

Me Luka Modriqin që, sipas të gjitha gjasave, ka luajtur botërorin e tij të fundit në moshën 32-vjeçare dhe disa prej bashkëlojtarëve të tij, përfshirë Ivan Rakitiqin (30) e Mario Manxhukiqin (32), në përfundim të karrierës, finalja e botërorit “Rusia 2018” vështirë se do të mundë të përsëritet së shpejti, shkruan Koha Ditore.

Kroatët dolën në rrugë të dielën për të festuar, pavarësisht humbjes nga Franca. Ata shfrytëzuan momentin, pasi kjo lojë në Kroaci nuk është e sigurt.

Përfaqësuesja e Kroacisë mezi u kualifikua për botërorin “Rusia 2018”. Vetëm fitorja në ndeshjen e fundit eliminatore në Ukrainë (2:0), i siguroi ndeshjen e barazhit kundër Greqisë.

Ishte fillimi i mandatit për seleksionuesin Zlatko Daliq në krye të ekipit dhe ai arriti ta dërgonte në Rusi, ku kroatët shfaqën disa nga lojërat më të mira në këtë turne. Megjithatë, e ardhmja e Daliqit mbetet ende e paqartë, pavarësisht se ai ka kontratë me Federatën e Futbollit të Kroacisë deri në verën e vitit 2020.

Të ngjashme