Finalja me tri skuadra të interesuara për Kupën

Prishtinë | 24 Maj 2019 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Kur Feronikeli e Trepça ’89 u përballën për herë të parë në finale, në vitin 2015, Kupa e Kosovës në futboll nuk e kishte vlerën që e ka tash.

Ishte trofe i çmueshëm, që e ëndërronin skuadrat, por Kupa nuk ofronte biletë për dalje në Evropë. Tani fituesi i Kupës siguron paraqitjen në kualifikimet e Ligës së Evropës, që sjell benefite të shumta, shkruan sot Koha Ditore.

Për herë të dytë, përkatësisht për herë të parë në rrethana të reja, në finale të Kupës së Kosovës në futboll takohen Feronikeli e Trepça ’89. Finalja e Kupës për edicionin 2018/19 luhet të premten (sot) nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Skuadrat finaliste kanë pasur një edicion të ndryshëm, ndonëse në fillim të tij si Feronikeli ashtu edhe Trepça ’89 llogariteshin në mesin e pretendentëve për titull të kampionit e po ashtu për Kupë.

Feronikeli të dielën festoi titullin, duke fituar 2:0 ndeshjen vendimtare ndaj Prishtinës. Trepça ’89 të dielën fitoi 4:0 ndaj KEK-ut, por ishte kjo një fitore e vonshme që “xehetarët” nuk i largoi nga zona e barazhit, në të cilën ranë papritur pak xhiro para fundit.

Trepçën ’89 pas finales së Kupës e pret ndeshja vendimtare për mbetje në elitë, ajo e barazhit ndaj Vëllaznimit. ‘89-shi ka mbyllur edicionin në pozitën e nëntë në Superligë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme