Finalja për titullin e kampionit – Feronikeli dhe Prishtina luajnë në Drenas

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Sot në Drenas zhvillohet superderbi i Superligës së Kosovës në futboll, ku ndeshën Feronikeli dhe Prishtina.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe fillon në ora 16:00.

Feronikeli është lider momental në renditjen tabelare me 77 pikë pas 32 ndeshjeve dhe përveç fitores i konvenon edhe barazimi për titullin e tretë në histori.

Në anën tjetër Prishtina futet në ndeshje me të gjitha forcat për ta fituar atë dhe për ta rikthyer titullin në kryeqytet pas gjashtë viteve mungesë.

Të ngjashme