Finalja Prishtina-Ballkani, shfaqi referimin e shkëlqyer të gjyqtarit Nuza me shokë

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës e Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”, shfaqi edhe diçka të bukur në futboll.

Gjyqtari i mirënjohur, Genc Nuza së bashku me ndihmësit e tij shkëlqyen në këtë ndeshje me referim të pastër e paanime.

Ndonëse në Kosovë shpeshë herë gjyqtarët ofendohen për ndonjë gabim pa dashje, sonte në “Fadil Vokrri”, Nuza e kreu punën e tij me përpikmëri.

Kujtojmë se Prishtina u shpallë fituese pas 90 minutave, duke e mposhtur Ballkanin nga Suhareka me rezultat 1:0, me golin e vetëm të sulmuesit Oto John.

Të ngjashme