Finlanda dhe Belgjika kërkojnë kualifikimin, formacionet e mundshme

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Finlanda për herë të parë ka arritur kualifikimin në një Kampionat Evropian.

Përkundër se ishin debutues, skandinavët kanë marrë një fitore në ndeshjen e parë.

Tani pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Finlanda ka tri pikë dhe është në garë për kualifikim.

Ndeshja e tretë e tyre është me kryesuesit e grupit Belgjikën që kanë marrë gjashtë pikë nga dy ndeshje.

Të dyja ekipet përfaqësuese kërkojnë kalimin e grupit dhe futen në fushë për t’i marrë tri pikët.

Belgëve do t’i mjaftonte edhe një pikë për të siguruar pozitën e parë në grup, derisa skandinavët duan të befasojnë për të kaluar tutje.

Kjo ndeshje mes Finlandës dhe Belgjikës zhvillohet në Gazprom Arena të St Petersburgit me fillim nga ora 21:00.

Formacionet e mundshme:

Finlanda: Hradecky; Toivio, Arajuuri, O’Shaughnessy; Raitala, Kauko, Sparv, Kamara, Uronen; Pohjanpalo, Pukki

Belgjika: Courtois; Alderweireld, Dendoncker, Vertonghen; Meunier, Witsel, Tielemans, Carrasco; De Bruyne, Lukaku, Eden Hazard.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme