Finlanda dhe Rusia luajnë për fitore, formacionet zyrtare

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Finlandës dhe ajo e Rusisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Grupin B të Euro 2020.

Finlanda dhe Rusia janë gati për takimin e dytë të grupeve i cili zhvillohet me fillim nga ora 15:00 në Gazprom Arena të Saint Petersburg.

Kombëtarja skandinave vjen nga një fitore e madhe ndaj Danimarkës dhe synon të vazhdojë serinë pozitive për t’iu ofruar edhe më shumë kalimit tutje nga grupi.

Në anën tjetër, Rusia vjen nga një humbje e thellë nga Belgjika dhe synon t’i kthehet rezultateve pozitive për të mbajtur shpresa për kalimin e grupit.

Trajnerët e të dyja kombëtareve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Finlanda: Hradecky; Toivio, Arajuuri, O’Shaughnessy; Raitala, Schuller, Lod, Kamara, Uronen; Pukki, Pohjanpalo;

Rusia: Safonov; Fernandes, Diveev, Dzhikiya, Kuzyaev; Zobnin, Barinov, Ozdoev; Miranchuk, Dzyuba, Golovin;

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme