Fiorentina e akuzon Chiesan për simulim

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Fiorentina e ka shpërndarë një video kontroverse në llogarinë e vet zyrtare në rrjetin social TikTok, duke e akuzuar për simulim yllin e Juventusit Federico Chiesa.

Chiesa është prodhim i akademisë së Fiorentinës, i cili iu bashkua Juventusit në vitin 2020 në një marrëveshje huazimi fillestar me detyrim blerjeje, raporton Gazeta Express.

Të dielën, Nikola Milenkovic u përjashtua nga loja për një ndërhyrje ndaj tij në mesin e fushës.

Mbrojtësi serb e mori kartonin e dytë të verdhë në ndeshje dhe u përjashtua nga loja.

Fiorentina e shpërndau videon ku shihet ndërhyrja e tij, e edituar me komentim nga një garë e kërcimit në ujë në Lojërat Olimpike.

Komentatori i RAI Stefano Bizzotto mund të dëgjohet duke thënë: ‘Ja ku është Tania Cagnotto”, sapo Chiesa të shihet në ekran.

Tania Cagnotto vlerësohet si atletja më e mirë italiane e kërcimit në ujë.

Juventusi ia doli ta mposhtë Fiorentinën 1:0 në fund të takimit falë një goli nga Juan Cuadrado, duke e shfrytëzuar epërsinë numerike në fushë.

Të ngjashme