Fiorentina e ka gati ofertën për Gattuson

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Fiorentina raportohet se është duke e përgatitur ofertën për Gennaro Gattuson, por Lazio ende është i lidhur me trajnerin nga Kalabria.

Gattuso do të largohet nga Napoli këtë verë dhe Fiorentina po kërkon të nënshkruajë me të.

SportItalia raporton se bisedimet mes Gattusos dhe Fiorentinës vazhduan këtë mëngjes dhe një marrëveshje dy vjeçare mund të finalizohet nesër.

Por Lazio është gjithashtu i interesuar për Gattuson që largohet nga Napoli pasi përfundoi në pozitën e pestë dhe humbi Champions Leaguen në xhiron e fundit.

Presidenti Claudio Lotito do të bisedojë me Simone Inzaghin dhe do të diskutojnë rreth së ardhmes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme