Fiorentina me pronar të ri

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Tashmë është çdo gjë zyrtare, familja Dela Vale shet Fiorentinë tek italo-amerikani Roko Komiso dhe largohet nga klubi violë pas 17 vitesh.

“Gazzeta Dello Sport” raporton se pas më shumë se dy orë bisedimesh, të dyja palët kanë shtrënguar duart dhe kanë gjetur akordin në çdo gjë për këtë operacion.

Mësohet se Komiso ka dhënë një shumë prej 170 milionë euro për t’u bërë pronar i këtij klubi historik italian.

Në Firence do të ndryshojë çdo plan dhe do të largohet si trajneri Vinçenzo Montela ashtu she drejtori sportiv Pantaleo Korvino.

Ndërsa Juventusi dhe Interi duhet t’i bëjnë llogaritë ndryshe për kiezën me presidentin e ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme