Fiorentina nis bisedimet me Montellën

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se Vincenzo Montella është kontaktuar sot nga Fiorentina për ta zëvendësuar trajnerin e dorëhequr Stefano Pioli.

Sipas mediave italiane Fiorentina preferon ta emërojë trajner të skuadrës Montellën tani se sa të presë deri në qershor për të siguruar shërbimet e Eusebio Di Francescos, transmeton Koha.net.

Pioli sot dha dorëheqje pasi ndjeu se më klubi nuk ka besim te ai dhe nuk po i jep mbështetje.

Di Francesco ishte favorit për ta marrë drejtimin e Fiorentinës, por përkundër që ishte shkarkuar nga Roma në muajin e kaluar ai nuk mund të emërohet trajner i Fiorentinës deri në qershor.

Të ngjashme