“Firmino do të përshtatej më shumë te Barça sesa Martinez”

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Luis Suarez tashmë po shkon drejt moshës kur s’mund të japë edhe shumë në fushë, andaj Barcelona ka nisur të kërkojë një sulmues.

Lautaro Martinez i Interit duket të jetë objektivi numër një i Barçës për sezonin e ardhshëm.

Por, njeriu që ka luajtur shumë vite te Barcelona, fillimisht me të rinjtë e më pas pak edhe me ekipin e parë dhe që e njeh shumë mirë klubin, Bojan Krkic, beson se sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino, duhet të jetë objektivi e jo Martinez.

“Interi nuk e merr iniciativën dhe kjo më bën të mendoj nëse Lautaro mund të mbulojë një zonë te Barcelona që nuk është në rolin e tij. Nëse më lejoni të them një emër, do të ishte ai i Firminos, lojtar i lidhjeve, gjithkund gjendet në fushë dhe shumë mirë i mobilizuar”, u shpreh Krkic

Të ngjashme