Fiton Juventusi, del i pari

Prishtinë | 27 Jan 2018 | 22:53 | Nga

Juventus ka shënuar fitore ndaj Chievo-s me rezultat 0:2, në xhiron e 22-të të Serie A.

Së pari, Chievo u ndëshkua me dy kartonë të kuq, kur Samuel Bastien (37’) dhe Fabricio Caracciolo (62’) u përjashtuan nga referi Fabio Maresca.

Ndërkaq, këtë e shfrytëzoi Juve, duke shënuar më pas dy gola, përmes Sami Khedira-s në minutën e 67-të, dhe Gonzalo Higuain në të 88-tën.

Me këtë fitore, Juventus ngjitet në pozitën e parë me 56 pikë, dy më shumë se Napoli në pozitën e dytë. Por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme