Fitore e madhe e Flamurtarit ndaj Vushtrrisë

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Flamurtari ka marrë fitore të madhe ndaj Vushtrrisë me rezultat të pastër 2-0.

Kuqezinjtë e kanë kryer punën e fituesit qysh në 45 minutat e para të ndeshjes kur realizuan të dy golat.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 40-të, kur Bashkim Shala ndëshkoi ish-skuadrën e tij për ta kaluar Flamurtarin në epërsi 1-0.

Vetëm një minutë më vonë vendasit shënuan edhe golin e dytë.

Ishte Arbnor Zeqiri që shënoi një gol të bukur me parabolë për rezultatin përfundimtar 2-0.

Me këtë fitore Flamurtari është ngritur në pozitën e tetë në tabelë me 25 pikë, pozitë që i siguron qëndrimin në Superligë.

Ndërkohë Vushtrria mbetet e parafundit me vetëm 15 pikë pas 20 javëve dhe vështirë se do të mbijetojë.

Në ndeshjen e ardhshme Flamurtari do të luaj në udhëtim te Drenica, teksa Vushtrria para tifozëve të vet pret Dukagjinin e Klinës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme