Fitore të thella të Kastriotit e Vëllaznimit

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 22:44 | Nga

Kastrioti i Ferizajt ka nisur furishëm stinorin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll.

Kastrioti të dielen fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 44:19. Ndeshja u luajt në Vushtrri. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:7 në të mirë të ferizasjave.

Kastrioti është organizuar gjatë verës dhe synon titullin dhe Kupën e Kosovës në edicionin e ri. Samadrexha të dielen nuk ka pasur forcë të përballet me sukses me skuadrën ferizajase, që ka angazhuar lojtarë të shumtë gjatë verës.

Plot 12 lojtarë shënuan gola për Kastriotin, kurse më efikasi ishte maqedonasi P. Rajatoski me nëntë gola.

Të dielen u luajt edhe një ndeshje tjetër e javës së parë të Superligës së hendbollistëve.
Vëllaznimi fitoi bindshëm në Gjakovë ndaj Zhegrës me rezultatin 36:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:13. A. Neziri shënoi nëntë herë për Vëllaznimin, kurse F. Rexha shënoi tetë herë. Te Zhegra më efikasi ishteA. Aliu me tetë gola.

Tri ndeshje tjera të javës së parë u luajtën të shtunën. Derbin mes Prishtinës e Dritës e fitoi skuadra gjilanase.

Samadrexha – Kastrioti 19:44 (7:21)

Samadrexha: Bunjaku, Sh. Maloku, Maloku 7, F. Maloku 1, D. Basholli 2, A. Basholli, B. Maloku 2, S. Maloku 1, Jashari 6, K. Maloku

Kastrioti: Kolev, Dugolli, Syla 4, Rajatoski 9, K. Syla 3, Shabani 3, Rudari 5, Prekazi 5, Dugolli 1, Mustafa 4, Salihu 2, Terziqi 2, Haxhimusa 3, Ramadani 3

Vëllaznimi – Zhegra 36:25 (17:13)

Vëllaznimi: Luzha, Hoxha, Fana 1, Halili 4, Rexha 8, Rama 3, Mamusha 6, Spahija 5, Neziri 9, Tafarshiku

Zhegra: Murseli, Haziri, F. Isufi 3, Kurexhaj, A. Isufi 2, E. Isufi 2, Aliu 8, Murseli 5, Haziri 5

Të ngjashme