Fituesit e garave republikane po mbajnë kampet kreative

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Nën organizimin e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, nga dje kanë filluar kampet kreative për nxënësit fitues të nivelit republikan.

Janë gjithsej 211 nxënës fitues të këtyre garave nga 29 komuna të Kosovës vetëm për klasat X, XI, dhe XII. Në kuadër të kampit kreativ nxënësit po qëndrojnë në Shqipëri ku sot zhvilluan vizitën e parë në qytetin e Krujës. Aty vizituan Kalanë e Krujës si dhe Muzeun Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ku u njoftuan me historikun dhe madhështinë e heroit kombëtar.

Gjatë gjithë kohës së qëndrimit nxënësit janë nën përkujdesje të stafit mjekësor, Policisë së Shtetit të Shqipërisë, mësimdhënësve si dhe stafit të Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.

Përgjatë ditëve në vijim do të organizohen aktivitete ku nxënësit do të kenë mundësi të socializohen ndërmjet vete dhe të shkëmbejnë eksperienca të ndryshme.​


Të ngjashme