FiveThirtyEight: Skuadrat favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Sot (16 dhjetor) do të hidhet shorit i Ligës së Kampionëve për fazën e eliminimit direkt.

16 skuadrat do të mësojnë kundërshtarët e tyre në shortin që do të mbahet në Nyon të Zvicrës, derisa tashmë janë paralajmëruar edhe kundërshtarët e mundshëm për secilën skuadër.

Por, “FiveThirtyEight”, ka shkuar edhe më larg, duke dhënë paralajmërime se kush mund ta fitojë garën në këtë sezon.

Manchester City i Pep Guardiolas shihet si favorit për ta fituar trofeun më të çmuar për klube në Evropë me 24 për qind, derisa pas tyre renditet Bayern Munichu me 19 për qind.

Në vendin e tretë është Liverpooli, aktualisht kampion në fuqi, duke marrë 15 për qind.

Kjo është përqindja e sk`uadrave me gjasat për ta fituar Ligën e Kampionëve:

Manchester City 24%, Bayern Munich 19%, Liverpool 15%, PSG 9%, Barcelona 9%, Real Madrid 6%, Juventus 3%, Chelsea 3%, RB Leipzig 3%, Atletico Madrid 3%, Tottenham 2%, dhe ekipet e mbetura me nga 1 për qind shanse për të ngritur trofeun. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme