Fjalët e Cavanit pasi e zgjati kontratën me Man Utd

Prishtinë | 10 Maj 2021 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Edinson Cavani e ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin për edhe një sezon tjetër.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet ekipi anglez përmes një postimi në Twitter.

Cavani iu bashkua Unitedit verën e kaluar në një marrëveshje njëvjeçare, e cila pritej t’i mbaronte në fund të këtij sezoni.

Pas nënshkrimit të kontratës, Cavani tha se ndjeu besimin e trajnerit.

“Këtu ndjeva besimin e trajnerit. Unë ende nuk kam qenë në gjendje të luaj para tifozëve në Old Trafford dhe kjo është diçka që mezi po pres ta bëj” – u shpreh Cavani.

34-vjeçari i ka shënuar nëntë gola në 23 paraqitje për Unitedin në Premierligë këtë sezon, shumicën e të cilave i bëri si zëvendësues në pjesën e dytë.

Të ngjashme