Fjalët e para të Gianluigi Donnarumma si lojtar i PSG-së

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Gianluigi Donnarumman ka kaluar te PSG si lojtar i lirë, me portierin italian që ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026.

Portieri 22-vjeçar i Italisë bashkohet me Paris Saint-Germain nga AC Milan, ku e kishte nisur karrierën në vitin 2013.

Italiani është ndarë i lumtur që ka kaluar te PSG, duke thënë se dëshiron të fitojë sa më shumë trofe.

“Unë jam i kënaqur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Jam gati për këtë sfidë të re dhe të vazhdoj të rritem këtu”.

“Me Parisin, unë dua të fitoj sa më shumë që të jetë e mundur dhe të sjell gëzim për tifozët”, ka thënë Donnarumma.

Të ngjashme