Fjalët e Tuchelit pasi fitoi Champions Leaguen

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka fituar Champions Leaguen për herë të dytë në histori duke e mposhtu Manchester Cityn në finale me rezultat minimal 0:1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 42-të nga Havertz.

Një nga më meritorët për këtë arritje të madhe është pa dyshim trajneri, Thomas Tuchel.

Pas ndeshjes ai u shpreh shumë i emocionuar, teksa tha se e ndjente se kjo do të ndodhë.

“Të ndash atë me të gjithë është e pabesueshme. Ne e arritëm atë. Uau. Unë nuk di çfarë të them”, tha fillimisht Tuchel.

“Unë jam mirënjohës që arrita për herë të dytë [në finale]. Ndihesha ndryshe. Unë e ndjeva atë që po vinte”.

“[Lojtarët] ishin të vendosur për ta fituar këtë. Ne i inkurajuam të gjithë.

“Ishte një lojë e vështirë fizikisht. Ne duhej të ndihmonim njëri-tjetrin”, tha Tuchel.

Të ngjashme