Flaka Loxha eliminohet nga Botërori për juniorë

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Flaka Loxha nuk ka arritur të marrë medalje në Botërorin për juniorë që është duke u zhvilluar në Marrakech të Marokut.

Në kategorinë 57 kilogramë Loxha kishte nisur garën direkt në raundin e dytë ku e kishte mposhtur amerikanen Mariah Holguin, transmeton Koha.net.

Megjithatë, ajo nuk arriti të kualifikohej më lartë pasi e humbi meçin e radhës nga jugkoreanja, Mimi Huh.

Ende në garë është Laura Fazliu në kategorinë 63 kilogramë, derisa të shtunën Shpati Zekaj garon në kategorinë deri 100 kilogramë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme