Flamengo interesohet për Diego Costan

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Flamengo po e shqyrton mundësinë e transferimit të futbollistit të Atletico Madrid-it, Diego Costa, sipas raportimeve nga ESPN Brazil.

Klubi brazilian i ka dërguar përfaqësuesit e vet në Evropë për të negociuar për një marrëveshje për 30 vjeçarin i cili mund të largohet nga Atletico për herë të dytë, shkruan Goal.

Flamengo është i gatshëm që t’i paguajë 13 milionë euro për përfaqësuesin e Spanjës, mirëpo paga e tij e lartë mund të jetë problematike për ta.

Të ngjashme