Flamuri i Kosovës ngritet në Spanjë për Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 14:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Flamuri i Kosovës është ngritur në një ceremoni të veçantë në Fshatin Mesdhetar të Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në Tarragona të Spanjës.

Në ceremoni u intonua himni dhe është ngritur flamuri i Kosovës që do të jetë pjesëmarrëse në këto lojëra.

I pranishëm ishte edhe i dërguari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Jeton Rudari.

Në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, Kosova do të jetë e pranishme dhe e prfaqësuar kënaqshëm.

Gjithsej 40 sportistë të 12 sporteve të ndryshme, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë do të përfaqësojnë Kosovën në Tarragona 2018.

Flamurin e Kosovës e ka pranuar kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi nga presidenti Haxhim Thaçi, e cila shkaku i rikuperimit nga lëndimi, do të jetë në cilësinë e trajneres në Spanjë.

Të enjten (sot) nga ora 9:25, për në Tarragona kanë udhëtuar drejtuesit e KOK-ut me në krye presidentin Besim Hasani dhe sekretarin e përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, si dhe ekipi i sportistëve të karatesë, notit dhe shenjëtarisë sportive.

Të ngjashme