Flamuri kuqezi valëvitet në Beograd, Shqipëria shpallet kampione bote në Mundje

Prishtinë | 17 Sht 2022 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër arritje e madhe për sportin shqiptar.

Shqipëria merr medalje ari në Botërorin e Mundjes, që po zhvillohet në Beograd. Zelimkhan Abakarov shpallet kampion bote me Shqipërinë, pas fitores në finale ndaj mundësit amerikan.

Mundësi nga Çeçenia, i cili mban pasaportë shqiptare dhe garon për Kombëtaren tonë të mundjes, triumfoi në Beograd.

Abakarov fitoi 7-1 në finale ndaj amerikanit Gilman, duke dominuar totalisht sfidën. Elis Guri u shpall pak kohë më parë kampion bote për Bullgarinë, ndërsa si për ironi të fatit duhet të vinte një sportist nga Rusia, më konkretisht nga Çeçenia, që edhe Shqipëria të arrinte të njëjtin sukses.

Të ngjashme