Flet Pogba pas “turpërimit” nga Brightoni: E merituam

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 12:51 | Nga

Skuadra e Manchester Unitedit ditën e djeshme pësoj një humbje dramatike 3-2 ndaj Brightonit..

Pas kësaj paraqitje mjaftë të dobët të United, ndeshjen e ka komentuar kapiteni i skuadrës, Paul Pogba i cili u ka kërkuar falje tifozëve.

“Ne humbëm, nuk e merituam të fitojmë. Ne nuk e kishin qëndrimin e nevojshëm për të treguar se duamë të fitojmë, ata ishin më të uritur se ne”, ka thënë Pogba.

“Unë flasë së pari për veten, qëndrimi im nuk ishte i duhuri. Por, ne do të vazhdojmë të provojmë dhe ky do të jetë një mësim i madh për ne” ka shtuar më pas ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme