Flet Ronaldo pas eliminimit: Luajtëm më mirë se Uruguai

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 11:14 | Nga

Pas eliminimit të Argjentinës mbrëmjen e djeshme është larguar edhe Portugalia e Cristiano Ronaldos.

Urugaui me anë të Edison Cavanit arritën ti shënojnë dy gola Portugalisë dhe një gol i Pepe-s si kundërpërgjigje nuk mjaftoi asgjë, pasi ndeshja është mbyllur 2-1 në favor të uruguaianëve.

Por pas eliminimit nga Botërori “ylli” i portugez, Cristinao Ronaldo, ka dalë në një deklaratë ku ka thënë se meritonin më shumë në këtë ndeshje.

“Kemi luajtur më mirë sesa Uruguai, por për fat të keq ata shënuan më shumë. Donim shumë që të fitonim dhe të vijonim më tej, skuadra u përpoq dhe bëri maksimumin për këtë, por nuk ia dolëm. Pavarësisht humbjes, ne ikim me kokën lart nga ky Botëror. Unë jam krenar që jam kapiten i Portugalisë”.

“Në këtë skuadër ka një punë grupi fantastike dhe është një skuadër që funksionon në mënyrë perfekte. Nuk është çfarë donim në total, por kam mbetur i surprizuar nga ky kompeticion në aspektin pozitiv. Ishte organizim i mirë dhe e kam shijuar. Përgëzime për Uruguain. Për të ardhmen flas në fund të Botërorit”, deklaroi Ronaldo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme