Flet Ronaldo, tregon pse e zgjodhi Juventusin

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 19:05 | Nga

Cristiano Ronaldo ka thënë se e ka zgjedhur Juventusin sepse beson se gjiganti italian është njëri prej klubeve më të mëdha në botë.

Ronaldo, i cili është duke folur në një konferencë për media momentalisht si lojtar i Juventusit ka thënë se për të ka qenë shumë e lehtë të vendosë për t’u transferuar në Juventus nga Real Madridi, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo sot kompletoi testet mjekësore pas transferimit të tij në Juventus për 112 milionë euro nga Real Madridi.

“Juventusi është ndër klubet më të mira në botë. Vendimi për të ardhur këtu ka qenë i lehtë dhe është një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time”, tha Ronaldo.

Ronaldo do të ketë pagë vjetore prej 30 milionë euro, më e larta në histori të Juventusit dhe Serisë A italiane.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme