Flet tifozi i veçantë i “Trepçës” që shpërtheu në lot pas fitores ndaj “Yllit”

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Klubi basketbollist “Trepça” fitoi mbrëmë me një rezultat të ngushtë 58:55 ndaj “Yllit”.

Gjatë kësaj ndeshje u panë emocione të forta. Por ajo çka ra në sy pas fytyrës së Trepçës ishte një djalosh i quajtur Asdren Begu, i cili shpërtheu në lot pas fitores.

Gjatë një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, Asdren Begu tha se është rritur me dashurinë ndaj Trepçës.

“Unë për herë të parë kam shkuar për ta shikuar Trepçën kur kam qenë vetëm 1 vit. Trepça më sjell emocione të forta. Dhe kur të rritëm dua të bëhem basketbollist”, tha Begu për T7.

Ndryshe, Asdren Begu, është djali i liderit të tifozëve mitrovicas “Torcida”.

Për ta shikuar intervistën, klikoni në video. 

Të ngjashme