Florentino Perez: Real Madrid i ofroi Sergio Ramosit një kontratë dhe ai nuk e pranoi

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Disa njerëz kanë bërë krahasime midis mënyrës në të cilën Sergio Ramos dhe Iker Casillas, dy kapitenët e fundit të Real Madrid, u larguan nga klubi, por Florentino Perez i sheh situatat si shumë të ndryshme.

Presidenti i Real Madrid bëri të ditur se Los Blancos i bëri Ramosit një ofertë për të zgjatur kontratën e tij, por që mbrojtësi nuk e pranoi.

“Kam kaluar një kohë të vështirë në lamtumirën e Sergio Ramos. Unë e dua Sergio Ramos si një djalë,” tha Florentino Perez në El Transistor.

“Unë nuk kam qenë me të në konferencën lamtumirëse për shtyp, sepse unë kurrë nuk kam qenë kurr me ndonjë lojtar tjetër”.

“Unë kam një adhurim për Sergio Ramos dhe nuk do të flas për grindjet. Ai ka qenë një legjendë në Real Madrid dhe kjo është ajo që ne tifozëve të Real Madridit na mbetet”.

“Ne i ofruam atij një kontratë, ne i dhamë një afat dhe ai nuk e pranoi atë. Ai po mendonte për gjëra të tjera dhe jeta vazhdon”.

Lidhur me largimin e Casillas nga Real Madrid në 2015, Florentino Perez duket se ia kaloi një pjesë të fajit portierit, i cili tani është përsëri duke punuar për Real Madrid Foundation si ndihmës i drejtorit të përgjithshëm, shkruan Marca.

“Casillas nuk u largua në një mënyrë të mirë. Unë e thirra atë natën, unë i propozova një ngjarje lamtumire”, zbuloi Florentino Perez.

“Ajo që ndodhi është se për shkak të nervave, mbase një ditë më parë ai nuk kishte qenë në të mirën e tij. Të gjithë e kujtojnë atë si ai që ishte, një nga të mëdhenjtë, një legjendë”, përfundoi Perez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme