Florentino Perez: Zidane është një bekim nga qielli

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Florentino Perez e ka përshkuar Zinedine Zidanen si një bekim nga qielli pas triumfit në Superkupën e Spanjës.

Real Madridi e mposhti Atletico Madridin në finale, për ta rrëmbyer kështu trofeun e tretë më të rëndësishëm në Spanjë.

Presidenti i madrilenëve ka thënë se Zidane është një njeri i trofeve dhe ai është shumë i lumtur me të.

“Zidane ka shumë trofe dhe ne jemi shumë të lumtur me të. Shpresoj që ai të fitojë më shumë trofe”, ka thënë i pari i skuadrës spanjolle.

“Ai ka një raport dashurie me Real Madridi. Vendosi që të pushonte një vit dhe të kthehej këtu me shumë energji, Zidane është një bekim nga qielli”, ka shtuar më tej Perez.

Francezi është duke treguar se është një strateg tejet i zoti te mbretërit, pasi nga nëntë finale i ka ftuar po aq trofe

Të ngjashme