Florentino Perez: Zidane trajneri më i mirë në botë

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 15:36 | Nga

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka punuar me trajnerë si Mourinho dhe Ancelotti, por konsideron Zidanen si trajnerin më të mirë në botë.

Francezi e ka rikthyer La Ligan në Bernabeu për herë të parë pas pesë vitesh dhe tash ai po kërkon të bëjë historinë duke mbrojtur për herë të parë ndonjëherë titullin e Ligës së Kampionëve.

“Faleminderit Zidane për gjithë atë që na ke dhënë dhe vazhdon që të na japësh”.

“Ke qenë lojtari më i mrië në botë, tash je trajneri më i mirë në botë”.

“Ti dhe asistentët e tu, kjo skuadrë, keni bërë historinë me futboll atarktiv. Real Madridi shënoi në secilën ndeshje këtë sezon që tregon filozofinë tonë”.

“Ata të gjithë morën pjesë, ata të gjithë janë të rënësishëm dhe ky ekip ka shpirt e na kë bërë më të fortë”.

“Ky titull është simbol i vlerave tona, i arritur me luftë deri në ndeshjen e fundit, duke respektuar kundërshtarët”.

“Ky ekip na ka dhënë diçka që ne kemi dëshiruar një kohë të gjatë”, u shpreh Perez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme