Florenzi gjithnjë e më afër Milanit

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Alessandro Florenzi mund të kalojë në Milan në 48 orët e ardhshme, me lajmet që thonë se kuqezinjtë janë shumë afër për ta përfunduar marrëveshjen me mbrojtësin e djathtë të Romës

Do të jetë një marrëveshje huazimi me opsion blerjen, po klubet ende janë duke u marrë me kushtet se në cilin rast blerja është e obligueshme.

Sipas disa burimeve nga Sky Sport Italia dhe Sportitalia, bisedimet do të intensifikohen sot dhe ata janë shumë afër arritjes se një marrëveshje totale.

Agjenti Alessandro Lucci është duke punuar si me Milanin ashtu edhe me Romën që marrëveshja të përfundojë sa më shpejt që është e mundshme, kurse e nesërmja do të jetë definitive.

Florenzi ishte i huazuar në Valencia dhe Paris Saint-Germain, kështu që Giallorossi tani dëshirojnë disa garanci që ai të shitet për çmimin e duhur në verën e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, MIlan e dëshirojnë atë si huazim me opsion blerjen, edhe pse ata dëshirojnë që së bashku të bëjnë disa kushte se kur marrëveshja për blerje mund të bëhet obligative. Këtu përfshihet edhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme