Florenzi i bashkohet PSG-së

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Rreth 19 milionë euro. “Jam shumë krenar dhe i lumtur që do të luajë në këtë skuadër”

Ish kapiteni 29 vjeçar i Romës ka kompletuar testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare në Paris.

Ai ka arritur atje në huazim për një shumë rreth 1 milion euro, kurse në fund të sezonit PSG mund ta blejë atë për 9 milionë euro.

“Jam krenar dhe i lumtur që jam bërë pjesë e Paris Saint-Germain”, i ka thënë ai faqes se klubit.

“Ata janë njëri prej klubeve kryesore në Europë sot, e konfirmuan formën e tyre duke arritur në Ligën e Kampionëve në muajin e kaluar”.

“Do ta jap më të mirën për Paris Saint-Germain dhe për tifozët e tyre. Ne kemi sfida të jashtëzakonshme që na presin para nesh dhe është kënaqësi që do të përballemi me to bashkë me shokët e mijë të skuadrës, të cilët janë lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë ai.

Florenzi shquhet si një lojtarë që luan edhe si sulmues anësorë, edhe si mesfushorë qendrorë, edhe si mbrojtës anësorë por edhe trekuartist. /GazetaExpress/

Të ngjashme