Florian Kamberi zyrtarizohet te skuadra e Steven Gerrardit

Prishtinë | 01 Shk 2020 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Steven Gerrardit, Rangers, kanë zyrtarizuar nënshkrimin e futbollistit shqiptar, Florian Kamberi, nga skuadra Hibernian, në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Kamberi, 24-vjeç, ka luajtur për U-21 të Zvicrës dhe tani përfaqëson Shqipërinë, ku ai ishte i përfshirë në skuadër kundër Andorrës dhe Francës në nëntor.

Ai iu bashkua skuadrës Hibs fillimisht në formë huazimi janarin e vitit 2018 nga Grasshoppers, dhe shënoi nëntë herë në 14 paraqitje në Premiershipin skocez, ndërsa më parë ka luajtur edhe për klubin Karlsruher SC, transmeton Koha.net.

Mirëpo, performanca e tij gjatë huazimit ia siguroi atij një kontratë tre vjeçare në Easter Road, dhe ai shënoi hat-trick në debutimin e tij të plotë kundër NSI Runavik në Evropa Ligë. Që nga ajo kohë, ai ka 65 paraqitje për klubin dhe ka shënuar 20 gola.

Duke folur për “RangersTV” pas nënshkrimin e Rangersin, Kamberi tha: “Jam shumë i emocionuar. Që kur kam arritur në Skoci, ka qenë ëndërr për mua të kaloj në Rangers dhe kjo ndodhi sot, prandaj jam shumë, shumë i lumtur”.

Menaxheri i klubit, Steven Gerrard, tha: “Jemi të lumtur që kemi arritur marrëveshje me Florianin dhe e mirëpresim atë në Rangers. E kemi parë për një kohë dhe e dimë çfarë mund t’i sjellë ai klubit. Është punëtor i madh, sulmues golashënues, për të cilin ne besojmë se do të jetë në gjendje të kontribuojë në një mënyrë pozitive ndaj asaj që ne dëshirojmë të arrijmë”.

Ndërkaq, edhe drejtori sportiv, Ross Wilson, tha: “E kishim të qartë se na duheshin përforcime në sulm këtë javë dhe jemi të lumtur që këtë e bëmë me nënshkrimin e Florianit, pas Ianisit dje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme