Florian Marku do ta zhvillojë nesër meçin e radhës, përballet me boksierin britanik

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Florian Marku do ta zhvillojë nesër përballjen e radhës në Newcastle të Anglisë.

Boksieri nga Shqipëria do të ndeshet me britanikun Chris Jenkins.

Marku me dhjetë fitore dhe një barazim synon ta mbrojë titullin e kampionit në IBF International.

Boksierët kanë zhvilluar konferencën për shtyp, ku kanë shpalosur objektivat e tyre. Natyrisht që të dy synojnë fitoren, por Marku, i pamposhtur në ring, synon të qëndrojë i tillë edhe pas kësaj sfide.

“E respektoj Krisin, por në ring do të jetë ndryshe. Aty ka sfidë dhe duelin do ta fitoj unë, për të mbrojtur titullin. Jam përgatitur fort dhe jam në formë të mirë sportive”, u shpreh Florian Marku, që mbante edhe gjerdanin e kampionit me vete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme