Florijana varroset nesër në Zvicër

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Ish-futbollistja e Zvicrës me prejardhje shqiptare, Florijana Ismaili, nesër do të varroset në Zvicër.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në Worben, Kantoni i Bernës.

Lojtarja e Kombëtares së Zvicrës dhe kapitenia e Young Boys për femra, vdiq tragjikisht javën e kaluar në Liqenin e Comos në Itali.

Ajo u raportua e zhdukur që nga 29 qershori.

Trupi i saj u gjend nga ekipet emergjente italiane në thellësi prej 204 metrash.

Para pak ditësh u publikua edhe një raport mjekësor pas vdekjes së Florijanës.

Të ngjashme