Fodeni me kontratë të re te City

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori anglez Phil Foden pritet së shpejti të firmosë kontratën e re me skuadrën e Manchester Cityt.

“Daily Mirror” ka bërë të ditur se palët tashmë kanë arritur marrëveshjen dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Aktualisht, Foden ka kontratë me Cityn deri në vitin 2024 kurse me kontratën e re, ai do të jetë pjesë e klubit deri në verën e vitit 2026. Gjithashtu, Foden do të ketë edhe pagë më të lartë me kontratën e re.

Foden këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 41 ndeshje për Cityn në të gjitha garat.

20-vjeçari është produkt i akademisë së Cityt kurse prej sezonit 2017/18 është pjesë e ekipit të parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme