Forca e Kosovës është në “krahët” e saj

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Konkurrencë e madhe është për një vend titullari në dy krahët e përfaqësueses së Kosovës në futboll. Në garë për dy pozita të sulmuesve anësorë, ku Kosova vlerësohet se ka forcën më të madhe të saj, janë të paktën shtatë lojtarë.

Në krahun e djathtë janë Milot Rashica, Edon Zhegrova dhe tashmë në garë do të hyjë edhe Lirim Kastrati që ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të Ligës së Kombeve. Në krahun e majtë konkurrojnë Arbër Zeneli, Bernard Berisha, Donis Avdijaj, Bersant Celina, shkruan sot Koha Ditore.

Por ka edhe lojtarë të tjerë që në klubet e tyre luajnë si sulmues të krahut, derisa te Kosova në pozita të tjera, për shkak të konkurrencës. Njëri prej tyre është Benjamin Kololli. Kololli në Zuerich luan si sulmues i krahut të majtë, por te Kosova rregullisht ka luajtur si mbrojtës i majtë. Në krahun e majtë seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, vazhdon t’i besojë Arbër Zenelit, kurse në të djathtin herë Rashicës dhe herë Zhegrovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme