Forcohet gara për mbijetesë, Ferizaj e 89-shi me mision të vështirë

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Pika e fituar ndaj Ballkanit, njërës prej katër skuadrave që pretendojnë titullin e kampionit këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll, ka motivuar futbollistët e Ferizajt për ndeshjen e ardhshme ndaj Flamurtarit. Ferizaj, të enjten barazoi 1:1 në shtëpi kundër Ballkanit, pikë kjo që i jep shpresë se mund të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit edhe edicionin tjetër. E një synim të tillë sikurse Ferizaj e ka edhe Flamurtari, i cili në ndeshjen e fundit barazoi në udhëtim kundër Trepçës ’89. Dueli mes Flamurtarit dhe Ferizajt, zhvillohet të dielën në Prishtinë (17:00) dhe i takon xhiros së 27 të Superligës së Kosovës.

Flamurtari është i teti në tabelë me 33 pikë, shtatë më pak se Ferizaj që renditet i nënti, pozitë që dërgon në Ligën e Parë. Këtë edicion, katër ekipe do të bien nga Superliga që i ka edhe shtatë xhiro të pazhvilluara deri në fund. Barazimi ndaj Ballkanit është rezultati i vetëm pozitiv që Ferizaj e ka regjistruar prej së kanë rifilluar garat pas pauzës shkaku i pandemisë. Në tri ndeshjet e mëparshme, Ferizaj regjistroi tri humbje duke pranuar 13 gola dhe realizuar vetëm një. Ndërsa, Flamurtari në tri ndeshjet e fundit ka arkëtuar pesë pikë, falë një fitoreje dhe dy barazimeve. Te Ferizaj e kanë parasysh formën e mirë që po kalon Flamurtari, por mesfushori Taulant Dajaku insiston se në Prishtinë do të udhëtojnë për tri pikë.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për shkak se përballemi me ekipin që jemi në luftë direkte për objektivat që kemi. Nuk do të jetë aspak lehtë, pasi Flamurtari ka një ekip të mirë dhe ka pasur vazhdimësi të mirë prej se kanë rrifilluar garat. Por, ne jemi të motivuar me barazimin e fundit dhe do të japim më të mirën nga vetja për të dalë fitimtarë nga kjo përballje”, ka thënë Dajaku.

Fitore sikurse Ferizaj, po kërkon edhe Drenica që të dielën e pret në shtëpi Trepçën ’89. Edhe Drenica e Trepça ’89, synim këtë edicion e kanë mbetjen në Superligë. Për dallim prej Trepçës ’89 që është në pozitën e nëntë me 28 pikë të mbledhura, Drenica qëndron paksa më mirë në tabelë. Zë vendin e shtatë me 35 pikë të mbledhura, por kjo nuk jep asnjë garancë mbetjen në elitë edhe për vitin tjetër për shkak se ka ende shumë ndeshje. Kështu që, pikët e plota ndaj ekipit mitrovicas do t’i jepnin një stabilitet Drenicës që luan në shtëpi.

“Normalisht, Normal si çdo ndeshje edhe përballje me Trepçën ’89 e ka pëshen e vet dhe këtë e kemi parasysh. Jemi përgatitur mirë dhe jemi gati për këtë ndeshje të rëndësishme. Jemi në një formë të mirë, të cilën pres ta vazhdojmë edhe ndaj Trepçës ’89. Fitorja që edhe është synim do të na stabilizonte shumë në tabelë në arritjen e objektivave”, ka thënë mbrojtësi i Drenicës, Arbios Thaqi.

Superliga – XXVII

E diel

Drenica – Trepça ’89 (17:00)

(Arbitra: G. Nuza, F. Berisha, B. Selimaj, G. Shala)

Flamurtari – Ferizaj (17:00)

(Arbitra: Sh. Murtezi, F. Jashari, V. Kelmendi, F. Tahiri)

Drita – Dukagjini (17:00)

(Arbitra: T. Maloku, J. Musolli, E. Bicaj, B. Kosumi)

E hënë

Gjilani – Llapi (17:00)

(Arbitra: K. Vula, B. Morina, B. Këpuska, A. Halilaj)

Ballkani – Vushtrria (17:00)

(Arbitra: V. Kelmendi, D. Preniqi, A. Ejupi, B. Ajeti)

Prishtina – Feronikeli (19:00)

(Arbitra: M. Bejtullahu, E. Zeqiri, F. Sekiraqa, E. Zasella)

1. Drita 26 17 4 5 46:17 55

2. Prishtina 26 15 6 5 47:17 51

3. Gjilani 26 16 3 7 48:22 51

4. Ballkani 26 14 8 4 39:17 50

5. Feronikeli 26 13 5 8 43:27 44

6. Llapi 26 11 5 10 38:40 38

7. Drenica 26 9 8 9 31:31 35

8. Flamurtari 26 9 6 11 32:44 33

9. Trepça ’89 26 7 7 12 34:41 28

10. Ferizaj 26 8 1 17 24:48 26

11. Vushtrria 26 4 4 18 22:60 16

12. Dukagjini 26 2 4 20 14:54 10

Të ngjashme