Forma e supersulmuesve trimëron “Dardanët”

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Reparti ofensiv ka kohë që vlerësohet pikë e fortë e përfaqësueses së Kosovës në futboll. Kjo po konfirmohet nga lojtarët në klubet e tyre, në prag të dy ndeshjeve vendimtare për kualifikim në “Euro 2020”.

Është forma dhe bilanci i Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës që trimëron “dardanët” para ndeshjeve me Çekinë dhe Anglinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qendërsulmuesi Muriqi dhe sulmuesi i krahut te Kosova, Rashica, të shtunën kanë shënuar gola të bukur për të vazhduar formën e lartë të tyre në Turqi, përkatësisht Gjermani.

Golat i shënuan të ngjashëm. Muriqi, pasi mori një top nga mesi i fushës, u lirua mjeshtërisht nga një mbrojtës kundërshtar dhe pasi shtyu topin para goditi saktë me të majtën nga rreth 22 metra largësi për të shënuar gol të bukur në fitoren 5:1 të Fenerbahçes ndaj Konyasporit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme