Formacionet bazë: Roma kërkon pikë ndaj Interit

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Interi dhe Roma zhvillojnë në Giuseppe Meazza ndeshjen e xhiros së 36-të në Serie A.

Nerazzurrët tashmë janë shpallur kampionë të Italisë për sezonin 2020/2021 dhe automatikisht janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve, mirëpo janë zotuar se do ta respektojnë kampionatin deri në fund.

Giallorossët janë në vend të shtatë në renditje me dy pikë më shumë se Sassuolo, prandaj kanë nevojë për pikë që të mbetet në zonën e Ligës së Evropës.
Antonio Conte dhe Paulo Fonseca i kanë përgatitur njëmbëdhjetëshat, me të cilët do ta nisin takimin.

Formacioni startues i Interit: Radu; Skriniar, Ranocchia, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Vecino, Perisic; Lukaku, Alexis Sanchez.

Formacioni startues i Romës: Fuzato; Karsdorp, Mancini, Kumbulla, Santon; Cristante, Darboe; Pedro, Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko.

Të ngjashme