Formacionet e Interit për sezonin e ri me Simeonen trajner

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Diego Simeone një ditë do të drejtojë Interin.

Trajneri argjentinas asnjëherë nuk ka fshehur simpatinë për ish skuadrën e tij si lojtar, duke thënë se ëndërron që një ditë të rikthehet në Serie A si trajner i Interit.

Ky rikthim i madh dhe i shumë pritur nga tifozët e Interit, mund të ndodh që në vitin e ardhshëm shkruajnë mediet italiane, pas deklaratës së fundit të Simeone, që tha se një ditë do të drejtojë ‘Zikaltërit’, përcjell.

Me këto spekulime është marrë edhe mediumi spanjoll ‘AS’, që sjellë një formacion të mundshëm të Interit me Simeonen trajner.

Në këtë formacion figurojnë emra të mëdhenj të futbollit, si Luka Modric e Paul Pogba.

Formacioni i Interit me Simeones: Handanovic, Vrsjalko, Skriniar, Anderson, Biraghi, Milinkovic, Pogba, Modric, Politano, Perisic, Icardi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme