Formacionet e mundshme: Interi dhe Milani zhvillojnë Derby della Madonnina në Kupën e Italisë

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Interi dhe Milani janë vënë përballë njëri-tjetrin në çerekfinale të Kupës së Italisë që zhvillohet sonte (e martë).

Edhe pse në një garë tjetër, është fjala për Derby della Madonnina, ashtu që rivaliteti do të jetë i madh.

Stefano Pioli nuk do t’i ketë në dispozicion katër lojtarë kyçë, si Gianluigi Donnarumma (i suspenduar), Matteo Gabbia, Ismael Bennacer e Hakan Calhanoglu (me Covid-19).

Ndryshimet pritet të ketë edhe në formacionin e Antonio Contes, i cili megjithatë në fazën e mbrojtjes do t’i qëndrojë besnik treshes së tij.

Formacionet e mundshme
Formacioni i mundshëm i Interit (3-5-2): Handanovic; Bastoni, De Vrij, Skriniar; Perisic, Gagliardini, Brozovic, Barella, Young; Martinez, Lukaku.
Formacioni i mundshëm i Milanit (4-2-3-1): Tatarusanu; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Theo; Meite, Kessie; Saelemaekers, Diaz, Leao; Ibrahimovic.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme